Sahihu i Buhariut — Hadithi 1398

Zekati · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Delegacioni i fisit abdulkajs erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ne jemi pjesëtarë të fisit rebia, por mes jush dhe nesh gjenden jobesimtarët e mudarit, andaj nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që ta mësojmë prej teje e t'i njoftojmë të tjerët.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Besimin në Allahun (që është) : të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, - Pejgamberi ﷺ lëvizi dorën për të numëruar, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit dhe 4. Të jepni një të pestën e presë së luftës. Jua ndaloj përdorimin e enës nga kungulli, shtambës, varelës dhe vorbës së katranosur .” Sulejmani dhe Ebu Numani, duke transmetuar nga Hamadi, kanë thënë: “Besimi në Allahun: “të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو جَمْرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: قَدِمَ وَفْدُ عَبْدِ الْقَيْسِ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ هَذَا الْحَىَّ مِنْ رَبِيعَةَ قَدْ حَالَتْ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ كُفَّارُ مُضَرَ، وَلَسْنَا نَخْلُصُ إِلَيْكَ إِلاَّ فِي الشَّهْرِ الْحَرَامِ، فَمُرْنَا بِشَىْءٍ نَأْخُذُهُ عَنْكَ، وَنَدْعُو إِلَيْهِ مَنْ وَرَاءَنَا. قَالَ: "آمُرُكُمْ بِأَرْبَعٍ، وَأَنْهَاكُمْ عَنْ أَرْبَعٍ: ١. الإِيمَانِ بِاللَّهِ وَشَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ ـ وَعَقَدَ بِيَدِهِ هَكَذَا ـ ، ٢. وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، ٣. وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، ٤. وَأَنْ تُؤَدُّوا خُمُسَ مَا غَنِمْتُمْ. وَأَنْهَاكُمْ عَنِ الدُّبَّاءِ وَالْحَنْتَمِ وَالنَّقِيرِ وَالْمُزَفَّتِ". وَقَالَ سُلَيْمَانُ وَأَبُو النُّعْمَانِ عَنْ حَمَّادٍ: الإِيمَانِ بِاللَّهِ: شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1398