Sahihu i Buhariut — Hadithi 1398

1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."

1398. Nga: Abdullah ibn Abasi

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Delegacioni i fisit abdulkajs erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ne jemi pjesëtarë të fisit rebia, por mes jush dhe nesh gjenden jobesimtarët e mudarit, andaj nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që ta mësojmë prej teje e t'i njoftojmë të tjerët.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera:

1. Besimin në Allahun (që është): të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, - Pejgamberi ﷺ lëvizi dorën për të numëruar,

2. Faljen e namazit,

3. Dhënien e zekatit dhe

4. Të jepni një të pestën e presë së luftës.

Jua ndaloj përdorimin e enës nga kungulli, shtambës, varelës dhe vorbës së katranosur.”

Sulejmani dhe Ebu Numani, duke transmetuar nga Hamadi, kanë thënë: “Besimi në Allahun: “të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1398

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?