Sahihu i Buhariut — Hadithi 1399

Zekati · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jeman Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajb ibn Ebu Hamzai, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, prijës u bë Ebu Bekri, andaj shumë arabë u bënë renegatë.” Omeri i tha (Ebu Bekrit): “Si po i lufton njerëzit, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë “la ilahe il-lallah”. Ai që e thotë këtë, prej meje e ka të siguruar veten dhe pasurinë, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën islame, ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.” ?

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ الْحَكَمُ بْنُ نَافِعٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبُ بْنُ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - وَكَفَرَ مَنْ كَفَرَ مِنَ الْعَرَبِ فَقَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه: كَيْفَ تُقَاتِلُ النَّاسَ؟ وَقَدْ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ‏ ‏"‏أُمِرْتُ أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَقُولُوا لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ‏.‏ فَمَنْ قَالَهَا فَقَدْ عَصَمَ مِنِّي مَالَهُ وَنَفْسَهُ إِلاَّ بِحَقِّهِ، وَحِسَابُهُ عَلَى اللَّهِ‏"‏‏‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1399