Sahihu i Buhariut — Hadithi 1399

1. Nënkapitulli: Obligueshmëria e zekatit

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Falni namazin dhe jepni zekatin..” (Bekare, 34) Ibn Abasi transmeton se Ebu Sufjani, në lidhje me Pejgamberin ﷺ, ka thënë: "Na urdhëron të falim namazin, ta japim zekatin, t’i ruajmë lidhjet farefisnore dhe të jemi të ndershëm."

1399. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jeman Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajb ibn Ebu Hamzai, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, prijës u bë Ebu Bekri, andaj shumë arabë u bënë renegatë.” Omeri i tha (Ebu Bekrit): “Si po i lufton njerëzit, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë “la ilahe il-lallah”. Ai që e thotë këtë, prej meje e ka të siguruar veten dhe pasurinë, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën islame, ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.”?

Referenca: Sahihu i Buhariut 1399

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?