Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e ky nga Ebu Alai, e ky nga Ahnef ibn Kajsi se ka thënë: Teksa isha ulur ... [t]: Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e këtij i ka treguar Ebu Ala ibn Shihiri se Ahnef ibn Kajsi rrëfen: “Teksa isha ulur me një grup kurejshish, erdhi një njeri me flokë, pamje e rroba të vrazhda. U drejtua nga ata, dha selam dhe tha: “Tregoju depozituesve (të arit e argjendit) se i pret një gur, i cili do të skuqet në zjarrin e Xhehenemit, e pastaj do t'u vendoset në thimthat e gjinjve të tyre , derisa t'u dalë përtej eshtrave të sipërme të shpatullës, e pastaj do t'u vendoset në eshtrat e sipërm të shpatullave të tyre , derisa t'u dalë përtej thimthave të tyre duke u dridhur. Pastaj shkoi dhe u ul te një shtyllë. Unë i shkova pas dhe u ula afër tij. Nuk e dija kush ishte.” I thashë: “Mendoj se njerëzve nuk u pëlqeu ajo që the?” Ai tha: “Ata nuk marrin vesh asgjë.”
حَدَّثَنَا عَيَّاشٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى قَالَ: حَدَّثَنَا الْجُرَيْرِيُّ، عَنْ أَبِي الْعَلاَءِ، عَنِ الأَحْنَفِ بْنِ قَيْسٍ قَالَ: جَلَسْتُ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي: حَدَّثَنَا الْجُرَيْرِيُّ: حَدَّثَنَا أَبُو الْعَلاَءِ بْنُ الشِّخِّيرِ، أَنَّ الأَحْنَفَ بْنَ قَيْسٍ حَدَّثَهُمْ قَالَ: جَلَسْتُ إِلَى مَلإٍ مِنْ قُرَيْشٍ، فَجَاءَ رَجُلٌ خَشِنُ الشَّعَرِ وَالثِّيَابِ وَالْهَيْئَةِ حَتَّى قَامَ عَلَيْهِمْ فَسَلَّمَ ثُمَّ قَالَ: بَشِّرِ الْكَانِزِينَ بِرَضْفٍ يُحْمَى عَلَيْهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ، ثُمَّ يُوضَعُ عَلَى حَلَمَةِ ثَدْىِ أَحَدِهِمْ حَتَّى يَخْرُجَ مِنْ نُغْضِ كَتِفِهِ، وَيُوضَعُ عَلَى نُغْضِ كَتِفِهِ حَتَّى يَخْرُجَ مِنْ حَلَمَةِ ثَدْيِهِ يَتَزَلْزَلُ، ثُمَّ وَلَّى فَجَلَسَ إِلَى سَارِيَةٍ، وَتَبِعْتُهُ وَجَلَسْتُ إِلَيْهِ، وَأَنَا لاَ أَدْرِي مَنْ هُوَ فَقُلْتُ لَهُ: لاَ أُرَى الْقَوْمَ إِلاَّ قَدْ كَرِهُوا الَّذِي قُلْتَ. قَالَ: إِنَّهُمْ لاَ يَعْقِلُونَ شَيْئًا.