Sahihu i Buhariut — Hadithi 1407
4. Nënkapitulli: Malli për të cilin jepet zekat nuk konsiderohet thesar e as mall i deponuar
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në më pak se pesë evakë nuk ka zekat.”
1407. Nga: Ebu Dherr Gifariu
Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e ky nga Ebu Alai, e ky nga Ahnef ibn Kajsi se ka thënë: Teksa isha ulur ... [t]: Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e këtij i ka treguar Ebu Ala ibn Shihiri se Ahnef ibn Kajsi rrëfen: “Teksa isha ulur me një grup kurejshish, erdhi një njeri me flokë, pamje e rroba të vrazhda. U drejtua nga ata, dha selam dhe tha: “Tregoju depozituesve (të arit e argjendit) se i pret një gur, i cili do të skuqet në zjarrin e Xhehenemit, e pastaj do t'u vendoset në thimthat e gjinjve të tyre, derisa t'u dalë përtej eshtrave të sipërme të shpatullës, e pastaj do t'u vendoset në eshtrat e sipërm të shpatullave të tyre, derisa t'u dalë përtej thimthave të tyre duke u dridhur. Pastaj shkoi dhe u ul te një shtyllë. Unë i shkova pas dhe u ula afër tij. Nuk e dija kush ishte.” I thashë: “Mendoj se njerëzve nuk u pëlqeu ajo që the?” Ai tha: “Ata nuk marrin vesh asgjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1407
Fjalë të panjohura?