Sahihu i Buhariut — Hadithi 1410

Zekati · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Muniri tregon se e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që prej fitimit hallall jep lëmoshë sa një hurmë, ndërkohë Allahu e pranon vetëm hallallin, Allahu do t'ia pranojë me të djathtën e Tij, pastaj pronarit të saj ia rrit atë siç e rrit dikush prej jush mëzin, derisa (shpërblimi) të bëhet sa kodra.” Transmetimin e Abdurrahmanit e ka fuqizuar Sulejmani nga Ibn Dinari. Verkai e ka transmetuar nga Ibn Dinari, e ky nga Seid ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu e transmeton Muslim ibn Ebu Merjemi, Zejd ibn Eslemi dhe Suhejli nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُنِيرٍ: سَمِعَ أَبَا النَّضْرِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ - هُوَ ابْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ - عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ:‏ ‏"‏مَنْ تَصَدَّقَ بِعَدْلِ تَمْرَةٍ مِنْ كَسْبٍ طَيِّبٍ - وَلاَ يَقْبَلُ اللَّهُ إِلاَّ الطَّيِّبَ - وَإِنَّ اللَّهَ يَتَقَبَّلُهَا بِيَمِينِهِ، ثُمَّ يُرَبِّيهَا لِصَاحِبِهِ كَمَا يُرَبِّي أَحَدُكُمْ فَلُوَّهُ حَتَّى تَكُونَ مِثْلَ الْجَبَلِ‏"‏‏‏.‏‏ تَابَعَهُ سُلَيْمَانُ عَنِ ابْنِ دِينَارٍ‏.‏ وَقَالَ وَرْقَاءُ عَنِ ابْنِ دِينَارٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ‏.‏ وَرَوَاهُ مُسْلِمُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ وَزَيْدُ بْنُ أَسْلَمَ وَسُهَيْلٌ عَنْ أَبِي صَالِحٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1410