Sahihu i Buhariut — Hadithi 1410

8. Nënkapitulli: Sadakaja e dhënë prej fitimit hallall

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mosmirënjohës e mohues. S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, falën namazin dhe dhanë zekatin, i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë frikë e as brengosje.” (Bekare, 276-277)

1410. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muniri tregon se e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që prej fitimit hallall jep lëmoshë sa një hurmë, ndërkohë Allahu e pranon vetëm hallallin, Allahu do t'ia pranojë me të djathtën e Tij, pastaj pronarit të saj ia rrit atë siç e rrit dikush prej jush mëzin, derisa (shpërblimi) të bëhet sa kodra.”

Transmetimin e Abdurrahmanit e ka fuqizuar Sulejmani nga Ibn Dinari. Verkai e ka transmetuar nga Ibn Dinari, e ky nga Seid ibn Jesari, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu e transmeton Muslim ibn Ebu Merjemi, Zejd ibn Eslemi dhe Suhejli nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1410

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?