Sahihu i Buhariut — Hadithi 1419

Zekati · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e këtij i ka treguar Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një person erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe pyeti: - O i Dërguari i Allahut, cila lëmoshë e ka shpërblimin më të madh? - “Të japësh lëmoshë kur je i shëndoshë e i dhënë pas tubimit të pasurisë, i frikësohesh varfërisë dhe shpreson në pasuri. Mos prit që shpirti të të vijë në fyt, e atëherë të thuash: “Kjo është për filanin, e ajo për filanin”, sepse tanimë ajo (pasuri) është bërë e tjetërkujt”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا عُمَارَةُ بْنُ الْقَعْقَاعِ: حَدَّثَنَا أَبُو زُرْعَةَ: حَدَّثَنَا أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَىُّ الصَّدَقَةِ أَعْظَمُ أَجْرًا؟ قَالَ:‏ ‏"‏أَنْ تَصَدَّقَ وَأَنْتَ صَحِيحٌ شَحِيحٌ، تَخْشَى الْفَقْرَ وَتَأْمُلُ الْغِنَى، وَلاَ تُمْهِلُ حَتَّى إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ قُلْتَ: لِفُلاَنٍ كَذَا، وَلِفُلاَنٍ كَذَا، وَقَدْ كَانَ لِفُلاَنٍ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1419