Sahihu i Buhariut — Hadithi 1419
11. Nënkapitulli: Vlera e sadakasë së të shëndoshit i cili është dhënë pas tubimit të pasurisë
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe jepni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja...” (Munafikun, 10) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Jepni nga ato që ju kemi dhuruar Ne, para se të vijë Dita në të cilën nuk ka shitblerje, as miqësi as ndërmjetësi! – mohuesit janë të vetmit ata që e tejkaluan kufirin (zullumqarë).” (Bekare, 254)
1419. Nga: Ebu Hurejra
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e këtij i ka treguar Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një person erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe pyeti:
- O i Dërguari i Allahut, cila lëmoshë e ka shpërblimin më të madh?
- “Të japësh lëmoshë kur je i shëndoshë e i dhënë pas tubimit të pasurisë, i frikësohesh varfërisë dhe shpreson në pasuri. Mos prit që shpirti të të vijë në fyt, e atëherë të thuash: “Kjo është për filanin, e ajo për filanin”, sepse tanimë ajo (pasuri) është bërë e tjetërkujt”, - tha Pejgamberi ﷺ.