Sahihu i Buhariut — Hadithi 1440

Zekati · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që ushqen dikë prej shtëpisë së burrit të saj, pa e tepruar, do të shpërblehet. Njëjtë do të shpërblehet edhe burri, madje edhe punëtori i depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) . Atij i takon (shpërblimi) për atë që ka fituar, kurse asaj për atë që ka dhënë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ شَقِيقٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ:‏ ‏"‏إِذَا أَطْعَمَتِ الْمَرْأَةُ مِنْ بَيْتِ زَوْجِهَا غَيْرَ مُفْسِدَةٍ، لَهَا أَجْرُهَا، وَلَهُ مِثْلُهُ، وَلِلْخَازِنِ مِثْلُ ذَلِكَ، لَهُ بِمَا اكْتَسَبَ، وَلَهَا بِمَا أَنْفَقَتْ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1440