Sahihu i Buhariut — Hadithi 1440
26. Nënkapitulli: Shpërblimi që i përket gruas nëse jep sadaka ose ushqen dikë nga shtëpia e bashkëshortit të vet pa e dëmtuar pasurinë
1440. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që ushqen dikë prej shtëpisë së burrit të saj, pa e tepruar, do të shpërblehet. Njëjtë do të shpërblehet edhe burri, madje edhe punëtori i depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit). Atij i takon (shpërblimi) për atë që ka fituar, kurse asaj për atë që ka dhënë.”