Sahihu i Buhariut — Hadithi 1445

Zekati · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, po ai që nuk ka? - “Punon me duart e veta, i bën dobi vetes dhe jep sadaka”, - tha ai. - Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën. - “E ndihmon nevojtarin e shkretë”, - iu përgjigj ai. - Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën. - “Le të bëjë mirë e të ndalet prej së keqes, kjo është sadaka për të”, - iu përgjigj ai.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ صَدَقَةٌ". فَقَالُوا: يَا نَبِيَّ اللَّهِ! فَمَنْ لَمْ يَجِدْ؟ قَالَ: "يَعْمَلُ بِيَدِهِ فَيَنْفَعُ نَفْسَهُ وَيَتَصَدَّقُ". قَالُوا: فَإِنْ لَمْ يَجِدْ؟ قَالَ: "يُعِينُ ذَا الْحَاجَةِ الْمَلْهُوفَ". قَالُوا: فَإِنْ لَمْ يَجِدْ؟ قَالَ: "فَلْيَعْمَلْ بِالْمَعْرُوفِ، وَلْيُمْسِكْ عَنِ الشَّرِّ فَإِنَّهَا لَهُ صَدَقَةٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1445