Sahihu i Buhariut — Hadithi 1445

30. Nënkapitulli: Çdo musliman duhet të japë lëmoshë, e, nëse nuk ka mundësi materiale, le të bëjë mirë

1445. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.”

Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, po ai që nuk ka?

- “Punon me duart e veta, i bën dobi vetes dhe jep sadaka”, - tha ai.

- Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën.

- “E ndihmon nevojtarin e shkretë”, - iu përgjigj ai.

- Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën.

- “Le të bëjë mirë e të ndalet prej së keqes, kjo është sadaka për të”, - iu përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1445

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?