Sahihu i Buhariut — Hadithi 1452

Zekati · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezidi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për hixhretin, e në atë rast iu përgjigj: - “Mjerë ti, ai është i vështirë. Por, a ke deve, për të dhënë zekatin e tyre?” - Po, - tha ai. - “E po, puno (qoftë) dhe përtej fshatrave, sepse Allahu nuk do të ta pakësojë (shpërblimin për) mundin aspak”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ أَعْرَابِيًّا سَأَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْهِجْرَةِ فَقَالَ: ‏"‏‏ وَيْحَكَ، إِنَّ شَأْنَهَا شَدِيدٌ، فَهَلْ لَكَ مِنْ إِبِلٍ تُؤَدِّي صَدَقَتَهَا؟‏"‏‏‏‏ ‏ قَالَ: نَعَمْ‏.‏ قَالَ: ‏ ‏"‏فَاعْمَلْ مِنْ وَرَاءِ الْبِحَارِ فَإِنَّ اللَّهَ لَنْ يَتِرَكَ مِنْ عَمَلِكَ شَيْئًا‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1452