Sahihu i Buhariut — Hadithi 1458

Zekati · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Umeje ibn Bistami na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Revh ibn Kasimi, e ky nga Ismail ibn Umeje, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit, gjëja e parë në të cilën i thërret le të jetë adhurimi i Allahut. Kur ta njohin Allahun, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze brenda ditës dhe natës. Nëse e falin namazin, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin, që merret nga pasuria e tyre dhe u jepet të varfërve. E, nëse të binden, merrua (zekatin) , por mos ua merr pasurinë e çmuar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أُمَيَّةُ بْنُ بِسْطَامٍ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا رَوْحُ بْنُ الْقَاسِمِ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أُمَيَّةَ، عَنْ يَحْيَى بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ صَيْفِيٍّ، عَنْ أَبِي مَعْبَدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَمَّا بَعَثَ مُعَاذًا - رضى الله عنه - عَلَى الْيَمَنِ قَالَ:‏ ‏"‏إِنَّكَ تَقْدَمُ عَلَى قَوْمٍ أَهْلِ كِتَابٍ، فَلْيَكُنْ أَوَّلَ مَا تَدْعُوهُمْ إِلَيْهِ عِبَادَةُ اللَّهِ، فَإِذَا عَرَفُوا اللَّهَ فَأَخْبِرْهُمْ أَنَّ اللَّهَ قَدْ فَرَضَ عَلَيْهِمْ خَمْسَ صَلَوَاتٍ فِي يَوْمِهِمْ وَلَيْلَتِهِمْ، فَإِذَا فَعَلُوا، فَأَخْبِرْهُمْ أَنَّ اللَّهَ فَرَضَ عَلَيْهُمْ زَكَاةً تُؤْخَذُ‏ مِنْ أَمْوَالِهِمْ وَتُرَدُّ عَلَى فُقَرَائِهِمْ، فَإِذَا أَطَاعُوا بِهَا فَخُذْ مِنْهُمْ، وَتَوَقَّ كَرَائِمَ أَمْوَالِ النَّاسِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1458