Sahihu i Buhariut — Hadithi 1458

41. Nënkapitulli: Pasuritë e çmueshme të njerëzve nuk merren për zekat

1458. Nga: Abdullah ibn Abasi

Umeje ibn Bistami na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Revh ibn Kasimi, e ky nga Ismail ibn Umeje, e ky nga Jahja ibn Abdullah ibn Sajfiu, e ky nga Ebu Mabedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit, gjëja e parë në të cilën i thërret le të jetë adhurimi i Allahut. Kur ta njohin Allahun, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim pesë namaze brenda ditës dhe natës. Nëse e falin namazin, tregoju se Allahu ua ka bërë obligim zekatin, që merret nga pasuria e tyre dhe u jepet të varfërve. E, nëse të binden, merrua (zekatin), por mos ua merr pasurinë e çmuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1458

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?