Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar të jepet lëmosha.” Kështu, dikush i tha: “Ibn Xhemili, Halid ibn Velidi dhe Abas ibn Abdulmatalibi nuk e kanë dhënë”, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Ibn Xhemili po e urren një gjë të tillë vetëm për shkak se, pasi ka qenë i varfër, Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e kanë pasuruar (porse kjo nuk e arsyeton mosdhënien) . Sa i përket Halidit, po i bëni padrejtësi Halidit, se ai ka lënë parzmoret dhe pajisjet luftarake vakëf në rrugën e Allahut. Ndërkaq, Abas ibn Abdulmutalibi është xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, e ajo është sadaka për të (të cilën do ta japë) bile edhe njëfish më shumë.” Transmetimin e Arexhit e ka fuqizuar Ibn Ebu Zinadi nga babai i tij. Ibn Is'haku e ka transmetuar nga Ebu Zinadi me shprehjen: “... e ajo është obligim për të dhe njëfish më shumë.” Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Më është treguar nga Arexhi me shprehjen e njëjtë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: أَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالصَّدَقَةِ فَقِيلَ: مَنَعَ ابْنُ جَمِيلٍ وَخَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ وَعَبَّاسُ بْنُ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَا يَنْقِمُ ابْنُ جَمِيلٍ إِلاَّ أَنَّهُ كَانَ فَقِيرًا فَأَغْنَاهُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ، وَأَمَّا خَالِدٌ فَإِنَّكُمْ تَظْلِمُونَ خَالِدًا، قَدِ احْتَبَسَ أَدْرَاعَهُ وَأَعْتُدَهُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، وَأَمَّا الْعَبَّاسُ بْنُ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ فَعَمُّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَهْىَ عَلَيْهِ صَدَقَةٌ وَمِثْلُهَا مَعَهَا". تَابَعَهُ ابْنُ أَبِي الزِّنَادِ عَنْ أَبِيهِ. وَقَالَ ابْنُ إِسْحَاقَ عَنْ أَبِي الزِّنَادِ: هِيَ عَلَيْهِ وَمِثْلُهَا مَعَهَا. وَقَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ: حُدِّثْتُ عَنِ الأَعْرَجِ بِمِثْلِهِ.