Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Amër ibn Jahjai, e ky nga Abas Saidiu se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kemi qenë bashkëpjesëmarrës me Pejgamberin ﷺ në Ekspeditën e Tebukut. Kur arritëm në Vadi Kura, gjetëm një grua në kopshtin e saj, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vlerësojeni sasinë (e hurmave) .” Pejgamberi ﷺ e vlerësoi për dhjetë evsukë dhe i tha: “Llogariti sa (hurma) dalin.” Kur arritëm në Tebuk, tha: “Sonte do të fryjë një erë shumë e fortë, andaj askush të mos qëndrojë në këmbë, si dhe ai që ka deve, le ta lidhë.” Kështu, i lidhëm devetë. Fryu një erë e fortë, saqë njërin, i cili u ngrit, e hodhi në malin Taj. Mbreti i Ejlës i dhuroi një mushkë të bardhë Pejgamberit ﷺ, i cili në shkëmbim i dhuroi një xhybe dhe e la edhe më tutje ta udhëheqë vendin e tij (pasi e pranoi marrëveshjen për pagesën e xhizjes). Kur u kthye në Vadi Kura, asaj gruas i tha: “Sa (hurma) i nxori kopshti?” Ajo tha: “Dhjetë evsukë! Aq sa e kishte vlerësuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Unë po shpejtoj për në Medinë. Ai që dëshiron të vijë me mua, le të shpejtojë.” Kur, - Ibn Bekari e përmendi një fjalë që e ka kuptimin, - iu afrua Medinës, tha: “Kjo është Tabe (e Mira) .” Kur e pa Uhudin, tha: “Kjo kodër na do ne dhe ne e duam atë. A t'ju tregoj për familjet më të mira të ensarëve?” - Po, - thanë ata. - “Familja e benu nexharit, pastaj familja e benu abduleshhelit, pastaj familja e benu saides, ose ajo e benu Harith ibn Hazrexhit. Në të gjitha familjet ensare ka mirësi”, - tha ai.
حَدَّثَنَا سَهْلُ بْنُ بَكَّارٍ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنْ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى، عَنْ عَبَّاسٍ السَّاعِدِيِّ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ قَالَ: غَزَوْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ غَزْوَةَ تَبُوكَ فَلَمَّا جَاءَ وَادِيَ الْقُرَى إِذَا امْرَأَةٌ فِي حَدِيقَةٍ لَهَا فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأَصْحَابِهِ: "اخْرُصُوا". وَخَرَصَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَشَرَةَ أَوْسُقٍ فَقَالَ لَهَا: "أَحْصِي مَا يَخْرُجُ مِنْهَا". فَلَمَّا أَتَيْنَا تَبُوكَ قَالَ: "أَمَا إِنَّهَا سَتَهُبُّ اللَّيْلَةَ رِيحٌ شَدِيدَةٌ فَلاَ يَقُومَنَّ أَحَدٌ، وَمَنْ كَانَ مَعَهُ بَعِيرٌ فَلْيَعْقِلْهُ". فَعَقَلْنَاهَا وَهَبَّتْ رِيحٌ شَدِيدَةٌ فَقَامَ رَجُلٌ فَأَلْقَتْهُ بِجَبَلِ طَيِّئٍ. - وَأَهْدَى مَلِكُ أَيْلَةَ لِلنَّبِيِّ ﷺ بَغْلَةً بَيْضَاءَ، وَكَسَاهُ بُرْدًا وَكَتَبَ لَهُ بِبَحْرِهِمْ - فَلَمَّا أَتَى وَادِيَ الْقُرَى قَالَ لِلْمَرْأَةِ: "كَمْ جَاءَ حَدِيقَتُكِ؟" قَالَتْ: عَشَرَةَ أَوْسُقٍ خَرْصَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنِّي مُتَعَجِّلٌ إِلَى الْمَدِينَةِ، فَمَنْ أَرَادَ مِنْكُمْ أَنْ يَتَعَجَّلَ مَعِي فَلْيَتَعَجَّلْ". فَلَمَّا - قَالَ ابْنُ بَكَّارٍ كَلِمَةً مَعْنَاهَا - أَشْرَفَ عَلَى الْمَدِينَةِ قَالَ: "هَذِهِ طَابَةُ". فَلَمَّا رَأَى أُحُدًا قَالَ: "هَذَا جُبَيْلٌ يُحِبُّنَا وَنُحِبُّهُ، أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِخَيْرِ دُورِ الأَنْصَارِ؟" قَالُوا: بَلَى. قَالَ: "دُورُ بَنِي النَّجَّارِ، ثُمَّ دُورُ بَنِي عَبْدِ الأَشْهَلِ، ثُمَّ دُورُ بَنِي سَاعِدَةَ، أَوْ دُورُ بَنِي الْحَارِثِ بْنِ الْخَزْرَجِ، وَفِي كُلِّ دُورِ الأَنْصَارِ ـ يَعْنِي - خَيْرًا".