Sulejman ibn Bilali tregon se Amri ka thënë: “Pastaj shtëpia e benu harithëve, pastaj e benu saidëve.” Sulejmani ka transmetuar nga Sad ibn Seidi, e ky nga Umare ibn Gazije, e ky nga Abasi se babai i tij, Sehël ibn Sadi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Uhudi është një kodër që na do ne dhe ne e duam atë.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Çdo kopsht që është i rrethuar me mure quhet (në gjuhën arabe) حَدِيقَةٌ (Hadika), ndërsa ai që nuk është i rrethuar nuk quhet حَدِيقَةٌ (Hadika).”
وَقَالَ سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ: حَدَّثَنِي عَمْرٌو: "ثُمَّ دَارُ بَنِي الْحَارِثِ، ثُمَّ بَنِي سَاعِدَةَ". وَقَالَ سُلَيْمَانُ عَنْ سَعْدِ بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عُمَارَةَ بْنِ غَزِيَّةَ، عَنْ عَبَّاسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "أُحُدٌ جَبَلٌ يُحِبُّنَا وَنُحِبُّهُ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: كُلُّ بُسْتَانٍ عَلَيْهِ حَائِطٌ فَهْوَ حَدِيقَةٌ، وَمَا لَمْ يَكُنْ عَلَيْهِ حَائِطٌ لَمْ يُقَلْ: حَدِيقَةٌ.