Sahihu i Buhariut — Hadithi 1482

54. Nënkapitulli: Llogaritja dhe vlerësimi i hurmave

1482. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Bilali tregon se Amri ka thënë: “Pastaj shtëpia e benu harithëve, pastaj e benu saidëve.”
Sulejmani ka transmetuar nga Sad ibn Seidi, e ky nga Umare ibn Gazije, e ky nga Abasi se babai i tij, Sehël ibn Sadi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Uhudi është një kodër që na do ne dhe ne e duam atë.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Çdo kopsht që është i rrethuar me mure quhet (në gjuhën arabe) حَدِيقَةٌ (Hadika), ndërsa ai që nuk është i rrethuar nuk quhet حَدِيقَةٌ (Hadika).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1482

Fjalë të panjohura?