Ali ibn Muslimi më ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çliruan këto dy qytete (Kufa dhe Basra, banorët e tyre) erdhën tek Omeri dhe i thanë: “O prijësi i besimtarëve! I Dërguari i Allahut ﷺ ua ka caktuar banorëve të Nexhdit Karnin (për mikat), i cili konsiderohet devijim nga drejtimi i rrugës sonë (të njohur, për në Mekë) , kurse ne po e kemi të vështirë për të shkuar nga Karni.” Omeri u tha: “Shikoni cilin mikat e keni më afër gjatë rrugës suaj (për në Mekë).” Kështu, ua caktoi Dhatu Irkun (për mikat).”
حَدَّثَنِي عَلِيُّ بْنُ مُسْلِمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ نُمَيْرٍ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا فُتِحَ هَذَانِ الْمِصْرَانِ أَتَوْا عُمَرَ فَقَالُوا: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ! إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ حَدَّ لأَهْلِ نَجْدٍ قَرْنًا، وَهُوَ جَوْرٌ عَنْ طَرِيقِنَا، وَإِنَّا إِنْ أَرَدْنَا قَرْنًا شَقَّ عَلَيْنَا. قَالَ: فَانْظُرُوا حَذْوَهَا مِنْ طَرِيقِكُمْ. فَحَدَّ لَهُمْ ذَاتَ عِرْقٍ.