Sahihu i Buhariut — Hadithi 1531
13. Nënkapitulli: Dhatu Irku është vendi nga ku banorët e Irakut hynë në ihram për haxh dhe umër
1531. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ali ibn Muslimi më ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çliruan këto dy qytete (Kufa dhe Basra, banorët e tyre) erdhën tek Omeri dhe i thanë: “O prijësi i besimtarëve! I Dërguari i Allahut ﷺ ua ka caktuar banorëve të Nexhdit Karnin (për mikat), i cili konsiderohet devijim nga drejtimi i rrugës sonë (të njohur, për në Mekë), kurse ne po e kemi të vështirë për të shkuar nga Karni.” Omeri u tha: “Shikoni cilin mikat e keni më afër gjatë rrugës suaj (për në Mekë).” Kështu, ua caktoi Dhatu Irkun (për mikat).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1531
Fjalë të panjohura?