Sahihu i Buhariut — Hadithi 1536

Haxhi · Transmetuesi: Jala ibn Umeje

Shqip

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai, e këtij i ka rrëfyer Safvan ibn Jala se Jalai i tha Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego si i zbret shpallja Pejgamberit ﷺ.” Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në Xhiëranë së bashku me disa shokë të tij, vajti një burrë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë thua për një person që ka hyrë në ihram për umre, i zhytur në parfum?” Pejgamberi ﷺ heshti një moment sepse po i zbriste shpallja. Omeri e thirri Jalain, i cili, kur vajti, të Dërguarin e Allahut ﷺ e gjeti tek i bëhej hije me një rrobë. Kështu, futi kokën nën rrobë dhe pa se të Dërguarit të Allahut ﷺ i ishte skuqur fytyra dhe po gërhiste. Pasi u qetësua dalëngadalë, tha: “Ku është ai që pyeti rreth umrës?” Kur e sollën, Pejgamberi ﷺ i tha: “Pastroje parfumin nga trupi tri herë, zhvishe xhyben dhe vepro gjatë umrës ato që i vepron gjatë haxhit.” Ibn Xhurejxhi thotë: “E pyeta Atain: “Kur e ka urdhëruar për ta larë (rrobën) tri herë, a e ka pasur për qëllim që ta pastrojë sa më shumë?” Ai tha: “Po.”

Arabisht

قَالَ أَبُو عَاصِمٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَنِي عَطَاءٌ: أَنَّ صَفْوَانَ بْنَ يَعْلَى: أَخْبَرَهُ: أَنَّ يَعْلَى قَالَ لِعُمَرَ - رضى الله عنه -: أَرِنِي النَّبِيَّ ﷺ حِينَ يُوحَى إِلَيْهِ قَالَ: فَبَيْنَمَا النَّبِيُّ ﷺ بِالْجِعْرَانَةِ، وَمَعَهُ نَفَرٌ مِنْ أَصْحَابِهِ، جَاءَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! كَيْفَ تَرَى فِي رَجُلٍ أَحْرَمَ بِعُمْرَةٍ، وَهُوَ مُتَضَمِّخٌ بِطِيبٍ؟ فَسَكَتَ النَّبِيُّ ﷺ سَاعَةً فَجَاءَهُ الْوَحْىُ، فَأَشَارَ عُمَرُ - رضى الله عنه - إِلَى يَعْلَى، فَجَاءَ يَعْلَى، وَعَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثَوْبٌ قَدْ أُظِلَّ بِهِ فَأَدْخَلَ رَأْسَهُ، فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مُحْمَرُّ الْوَجْهِ، وَهُوَ يَغِطُّ ثُمَّ سُرِّيَ عَنْهُ فَقَالَ: "أَيْنَ الَّذِي سَأَلَ عَنِ الْعُمْرَةِ؟" فَأُتِيَ بِرَجُلٍ فَقَالَ: "اغْسِلِ الطِّيبَ الَّذِي بِكَ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ، وَانْزِعْ عَنْكَ الْجُبَّةَ، وَاصْنَعْ فِي عُمْرَتِكَ كَمَا تَصْنَعُ فِي حَجَّتِكَ". قُلْتُ لِعَطَاءٍ: أَرَادَ الإِنْقَاءَ حِينَ أَمَرَهُ أَنْ يَغْسِلَ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ قَالَ: نَعَمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1536