Hasen ibn Ali Halal Hudheliu na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Sulejm ibn Hajani, e ky e ka dëgjuar Mervan Asferin se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Aliu erdhi prej Jemenit, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pyeti: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram?” - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj Aliu. - “Epo, sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, do të lirohesha tani prej ihramëve”, - tha Pejgamberi ﷺ. Muhamed ibn Bekri, në transmetimin e tij nga Ibn Xhurejxhi, ka shtuar: - “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram, o Ali?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigj. - “Merr një kurban dhe rri ashtu siç je me ihramë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عَلِيٍّ الْخَلاَّلُ الْهُذَلِيُّ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ: حَدَّثَنَا سَلِيمُ بْنُ حَيَّانَ قَالَ: سَمِعْتُ مَرْوَانَ الأَصْفَرَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمَ عَلِيٌّ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ مِنَ الْيَمَنِ فَقَالَ: "بِمَا أَهْلَلْتَ؟" قَالَ: بِمَا أَهَلَّ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ. فَقَالَ: "لَوْلاَ أَنَّ مَعِي الْهَدْىَ لأَحْلَلْتُ". وَزَادَ مُحَمَّدُ بْنُ بَكْرٍ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: قَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "بِمَا أَهْلَلْتَ يَا عَلِيُّ". قَالَ: بِمَا أَهَلَّ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ قَالَ: "فَأَهْدِ وَامْكُثْ حَرَامًا كَمَا أَنْتَ".