Ademi na ka thënë: na ka treguar Shuëbe se Ebu Xhemra, Nasër ibn Imran Dubaiu, tregon: “U nisa për haxh temetu, por disa njerëz më ndaluan. Shkova për ta pyetur Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kësaj, e ai më urdhëroi (për ta kryer haxhin temetu). Më pas, kam parë në ëndërr një njeri duke më thënë: “Haxh të pranuar! Umre të pranuar!” I tregova Ibn Abasit për këtë, e në atë rast më tha: - Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ. Qëndro tek unë të të jap diçka prej pasurisë sime. Shuëbe ka thënë: (I thashë Ebu Xhemres): “Përse?” - Për ëndrrën që kam parë (t'ua rrëfeja atë të tjerëve që vinin tek Ibn Abasi), - më tha.”
حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: أَخْبَرَنَا أَبُو جَمْرَةَ، نَصْرُ بْنُ عِمْرَانَ الضُّبَعِيُّ قَالَ: تَمَتَّعْتُ فَنَهَانِي نَاسٌ، فَسَأَلْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - فَأَمَرَنِي، فَرَأَيْتُ فِي الْمَنَامِ كَأَنَّ رَجُلاً يَقُولُ لِي: حَجٌّ مَبْرُورٌ وَعُمْرَةٌ مُتَقَبَّلَةٌ. فَأَخْبَرْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ فَقَالَ: سُنَّةَ أَبِي الٌَقَاسِمِ ﷺ فَقَالَ لِي: أَقِمْ عِنْدِي، فَأَجْعَلَ لَكَ سَهْمًا مِنْ مَالِي. قَالَ شُعْبَةُ: فَقُلْتُ: وَ لِمَ؟ فَقَالَ لِلرُّؤْيَا الَّتِي رَأَيْتُ.