Museded ibn Muserhed Basriu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja (rrafshinë e shkretë në hyrje të Mekës) nëpërmjet Kodrinës së Epërme të Bat'hasë, kurse daljen e bëri nga Kodrina e Ulët. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Është thënë (për transmetuesin Museded se) është i përpiktë ashtu siç aludon edhe kuptimi i emrit të tij. E kam dëgjuar Jahja ibn Meinin duke treguar se Jahja ibn Seidi ka thënë: “Sikur t'i veja Musededit në shtëpinë e tij për t'i transmetuar hadithe do ta meritonte (këtë nder). Nuk bëhem merak se a gjenden librat e mi tek unë ose tek Musededi.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدُ بْنُ مُسَرْهَدٍ الْبَصْرِيُّ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ دَخَلَ مَكَّةَ مِنْ كَدَاءٍ مِنَ الثَّنِيَّةِ الْعُلْيَا الَّتِي بِالْبَطْحَاءِ، وَيَخْرُجُ مِنَ الثَّنِيَّةِ السُّفْلَى. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: كَانَ يُقَالُ: هُوَ مُسَدَّدٌ كَاسْمِهِ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: سَمِعْتُ يَحْيَى بْنَ مَعِينٍ يَقُولُ: سَمِعْتُ يَحْيَى بْنَ سَعِيدٍ يَقُولُ: لَوْ أَنَّ مُسَدَّدًا أَتَيْتُهُ فِي بَيْتِهِ فَحَدَّثْتُهُ لاَسْتَحَقَّ ذَلِكَ، وَمَا أُبَالِي كُتُبِي كَانَتْ عِنْدِي أَوْ عِنْدَ مُسَدَّدٍ.