Sahihu i Buhariut — Hadithi 1576

41. Nënkapitulli: Prej nga dilet nga Meka?

1576. Nga: Abdullah ibn Omeri

Museded ibn Muserhed Basriu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja (rrafshinë e shkretë në hyrje të Mekës) nëpërmjet Kodrinës së Epërme të Bat'hasë, kurse daljen e bëri nga Kodrina e Ulët.

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Është thënë (për transmetuesin Museded se) është i përpiktë ashtu siç aludon edhe kuptimi i emrit të tij. E kam dëgjuar Jahja ibn Meinin duke treguar se Jahja ibn Seidi ka thënë: “Sikur t'i veja Musededit në shtëpinë e tij për t'i transmetuar hadithe do ta meritonte (këtë nder). Nuk bëhem merak se a gjenden librat e mi tek unë ose tek Musededi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1576

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?