Sahihu i Buhariut — Hadithi 1579

Haxhi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Hisham ibn Urve e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja sipër Mekës. Hishami tregon se Urve hynte në Mekë nga të dy anët: edhe nga Kedaja, edhe nga Kudaja, porse më shpesh hynte nga Kudaja, sepse gjendej më afër shtëpisë së tij.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنَا عَمْرٌو، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ عَامَ الْفَتْحِ مِنْ كَدَاءٍ أَعْلَى مَكَّةَ. قَالَ هِشَامٌ: وَكَانَ عُرْوَةُ يَدْخُلُ عَلَى كِلْتَيْهِمَا مِنْ كَدَاءٍ وَكُدًا، وَأَكْثَرُ مَا يَدْخُلُ مِنْ كُدًا، وَكَانَتْ أَقْرَبَهُمَا إِلَى مَنْزِلِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1579