Sahihu i Buhariut — Hadithi 1579
41. Nënkapitulli: Prej nga dilet nga Meka?
1579. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Hisham ibn Urve e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja sipër Mekës.
Hishami tregon se Urve hynte në Mekë nga të dy anët: edhe nga Kedaja, edhe nga Kudaja, porse më shpesh hynte nga Kudaja, sepse gjendej më afër shtëpisë së tij.