Sahihu i Buhariut — Hadithi 1580

Haxhi · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Hishami se Urve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja, sipër Mekës. Hishami tregon se Urve më së shpeshti në Mekë hynte nga Kedaja, sepse ndodhej më afër shtëpisë së tij.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ عُرْوَةَ: دَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ مِنْ كَدَاءٍ مِنْ أَعْلَى مَكَّةَ. وَكَانَ عُرْوَةُ أَكْثَرَ مَا يَدْخُلُ مِنْ كَدَاءٍ وَكَانَ أَقْرَبَهُمَا إِلَى مَنْزِلِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1580