Sahihu i Buhariut — Hadithi 1580

41. Nënkapitulli: Prej nga dilet nga Meka?

1580. Nga: Urve ibn Zubejri

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Hishami se Urve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja, sipër Mekës.

Hishami tregon se Urve më së shpeshti në Mekë hynte nga Kedaja, sepse ndodhej më afër shtëpisë së tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1580

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?