Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Muhamed ibn Ebu Bekri i ka treguar Abdullah ibn Omerit se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “A nuk e di që, kur populli yt e kanë ndërtuar Qabenë, nuk e kanë vendosur tërësisht në themelet e Ibrahimit? ” - E po, o i Dërguari i Allahut, përse nuk po e rikthen në themelet e Ibrahimit? - i thashë. - “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit , do ta kisha bërë.” Abdullah ibn Omeri thotë: “Për këtë hadith, që Aishja gjithsesi e ka dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se arsyeja pse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i prekte dy këndet e tjera, që janë afër hixhrit, është se Qabeja nuk është rindërtuar në themelet e Ibrahimit ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ أَخْبَرَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنهم - ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ لَهَا: "أَلَمْ تَرَىْ أَنَّ قَوْمَكِ لَمَّا بَنَوُا الْكَعْبَةَ اقْتَصَرُوا عَنْ قَوَاعِدِ إِبْرَاهِيمَ؟" فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ تَرُدُّهَا عَلَى قَوَاعِدِ إِبْرَاهِيمَ؟ قَالَ: "لَوْلاَ حِدْثَانُ قَوْمِكِ بِالْكُفْرِ لَفَعَلْتُ". فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ - رضى الله عنه -: لَئِنْ كَانَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها - سَمِعَتْ هَذَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَا أُرَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَرَكَ اسْتِلاَمَ الرُّكْنَيْنِ اللَّذَيْنِ يَلِيَانِ الْحِجْرَ، إِلاَّ أَنَّ الْبَيْتَ لَمْ يُتَمَّمْ عَلَى قَوَاعِدِ إِبْرَاهِيمَ.