Sahihu i Buhariut — Hadithi 1585

Haxhi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit , do ta rrënoja Qabenë dhe do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit ﷺ. Kjo, se kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj (Qabesë) . Po ashtu, do t'ia bëja një derë mbrapa.” Ebu Muaviu tregon se Hishami ka thënë: “Fjala (خَلْفًا) “halfen” e ka kuptimin derë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْلاَ حَدَاثَةُ قَوْمِكِ بِالْكُفْرِ لَنَقَضْتُ الْبَيْتَ ثُمَّ لَبَنَيْتُهُ عَلَى أَسَاسِ إِبْرَاهِيمَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - فَإِنَّ قُرَيْشًا اسْتَقْصَرَتْ بِنَاءَهُ وَجَعَلْتُ لَهُ خَلْفًا". قَالَ أَبُو مُعَاوِيَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: خَلْفًا يَعْنِي بَابًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1585