Sahihu i Buhariut — Hadithi 1585

42. Nënkapitulli: Vlera e Mekës dhe ndërtimi i Qabesë

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendkthimi dhe sigurie për njerëzit (duke thënë): “Bëjeni vendin ku qëndroi Ibrahimi si vendfalje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrinë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur.” Kur Ibrahimi u lut: “Zoti im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e Zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai! Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabesë, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka! O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (Bekare, 125-128)

1585. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit, do ta rrënoja Qabenë dhe do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit ﷺ. Kjo, se kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj (Qabesë). Po ashtu, do t'ia bëja një derë mbrapa.”

Ebu Muaviu tregon se Hishami ka thënë: “Fjala (خَلْفًا) “halfen" e ka kuptimin derë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1585

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?