Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm për në haxhin lamtumirës. Në ihram hymë me nijet të umrës (haxh temetu). Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që e ka marrë kurbanin me vete, le të hyjë në ihram me nijet të haxhit dhe umrës e të mos lirohet prej ihramëve derisa ta përfundojë haxhin tërësisht.” Kur arrita në Mekë, isha me menstruacione. Pasi e përfunduam haxhin, Pejgamberi ﷺ më dërgoi me Abdurrahmanin në Tenëim. Pasi që e kreva umrën, më tha: “Kjo është zëvendësim për umrën (e humbur) .” Ata që hynë në ihram për umre, e bënë tavafin dhe u liruan prej ihramëve, pastaj bënë edhe një tavaf pasi u kthyen prej Minas. Ndërkaq, ata që e bashkuan haxhin dhe umrën, bënë vetëm një tavaf.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ، فَأَهْلَلْنَا بِعُمْرَةٍ، ثُمَّ قَالَ: "مَنْ كَانَ مَعَهُ هَدْىٌ فَلْيُهِلَّ بِالْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ ثُمَّ لاَ يَحِلُّ حَتَّى يَحِلَّ مِنْهُمَا". فَقَدِمْتُ مَكَّةَ، وَأَنَا حَائِضٌ، فَلَمَّا قَضَيْنَا حَجَّنَا أَرْسَلَنِي مَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ إِلَى التَّنْعِيمِ، فَاعْتَمَرْتُ، فَقَالَ ﷺ: "هَذِهِ مَكَانَ عُمْرَتِكِ". فَطَافَ الَّذِينَ أَهَلُّوا بِالْعُمْرَةِ، ثُمَّ حَلُّوا، ثُمَّ طَافُوا طَوَافًا آخَرَ، بَعْدَ أَنْ رَجَعُوا مِنْ مِنًى، وَأَمَّا الَّذِينَ جَمَعُوا بَيْنَ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ طَافُوا طَوَافًا وَاحِدًا.