Sahihu i Buhariut — Hadithi 1638

77. Nënkapitulli: Tavafi i atij që e kryen haxhin kiran

1638. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm për në haxhin lamtumirës. Në ihram hymë me nijet të umrës (haxh temetu). Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që e ka marrë kurbanin me vete, le të hyjë në ihram me nijet të haxhit dhe umrës e të mos lirohet prej ihramëve derisa ta përfundojë haxhin tërësisht.”

Kur arrita në Mekë, isha me menstruacione. Pasi e përfunduam haxhin, Pejgamberi ﷺ më dërgoi me Abdurrahmanin në Tenëim. Pasi që e kreva umrën, më tha: “Kjo është zëvendësim për umrën (e humbur).”

Ata që hynë në ihram për umre, e bënë tavafin dhe u liruan prej ihramëve, pastaj bënë edhe një tavaf pasi u kthyen prej Minas. Ndërkaq, ata që e bashkuan haxhin dhe umrën, bënë vetëm një tavaf.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1638

Hadithe të ngjashme: Shiko (35)

Fjalë të panjohura?