Sahihu i Buhariut — Hadithi 1645

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari tregon: “E kemi pyetur Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A i lejohet atij që gjatë umrës e kryen tavafin rreth Qabesë të bëjë marrëdhënie intime me bashkëshorten, ende pa e kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës?” Ai u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ pati ardhur (në Mekë), e pati bërë tavafin rreth Qabesë, i pati falur dy rekate mbrapa Mekamit dhe pati ecur mes Safasë dhe Mervës shtatë herë. “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ قَالَ: سَأَلْنَا ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنه - عَنْ رَجُلٍ، طَافَ بِالْبَيْتِ فِي عُمْرَةٍ، وَلَمْ يَطُفْ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ أَيَأْتِي امْرَأَتَهُ؟ فَقَالَ: قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ فَطَافَ بِالْبَيْتِ سَبْعًا، وَصَلَّى خَلْفَ الْمَقَامِ رَكْعَتَيْنِ، فَطَافَ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ سَبْعًا ﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ...﴾ [الأحزاب:٢١]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1645