Sahihu i Buhariut — Hadithi 1645
80. Nënkapitulli: Transmetimet rreth (mënyrës së bërjes së) sajit mes Safasë dhe Mervës
Ibn Omeri ka thënë: "Saji (mes Safasë dhe Mervës) bëhej prej shtëpisë së Benu Abadit deri te rrugica e Benu Ebu Husejnit."
1645. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amër ibn Dinari tregon: “E kemi pyetur Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A i lejohet atij që gjatë umrës e kryen tavafin rreth Qabesë të bëjë marrëdhënie intime me bashkëshorten, ende pa e kryer ecjen mes Safasë dhe Mervës?”
Ai u përgjigj: “Pejgamberi ﷺ pati ardhur (në Mekë), e pati bërë tavafin rreth Qabesë, i pati falur dy rekate mbrapa Mekamit dhe pati ecur mes Safasë dhe Mervës shtatë herë. “Shëmbëlltyrën më të mirë e keni në të Dërguarin e Allahut...” (Ahzab, 21)