Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak Ezraku, e këtij i ka treguar Sufjani se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “E kam pyetur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego diçka që e ke mësuar prej Pejgamberit ﷺ: ku e ka falur drekën dhe ikindinë ditën e tetë (të dhul hixhes)?” - Në Mina, - tha ai. - Po ikindinë, ku e ka falur ditën e largimit (nga Mina)? - Në Ebtah, - u përgjigj Enesi, - por ti vepro ashtu siç veprojnë prijësit e tu.”
حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ الأَزْرَقُ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ رُفَيْعٍ قَالَ: سَأَلْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قُلْتُ: أَخْبِرْنِي بِشَىْءٍ، عَقَلْتَهُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَيْنَ صَلَّى الظُّهْرَ وَالْعَصْرَ يَوْمَ التَّرْوِيَةِ؟ قالَ: بِمِنًى. قُلْتُ: فَأَيْنَ صَلَّى الْعَصْرَ يَوْمَ النَّفْرِ؟ قَالَ: بِالأَبْطَحِ. ثُمَّ قَالَ: افْعَلْ كَمَا يَفْعَلُ أُمَرَاؤُكَ.