Sahihu i Buhariut — Hadithi 1653
83. Nënkapitulli: Ku falet dreka ditën e Tervijes (ditën e tetë, një ditë para Arafatit)?
1653. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak Ezraku, e këtij i ka treguar Sufjani se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “E kam pyetur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego diçka që e ke mësuar prej Pejgamberit ﷺ: ku e ka falur drekën dhe ikindinë ditën e tetë (të dhul hixhes)?”
- Në Mina, - tha ai.
- Po ikindinë, ku e ka falur ditën e largimit (nga Mina)?
- Në Ebtah, - u përgjigj Enesi, - por ti vepro ashtu siç veprojnë prijësit e tu.”