Sahihu i Buhariut — Hadithi 1662

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Në vitin kur Haxhaxh ibn Jusufi e sulmoi Ibn Zubejrin, e pyeti Abdullahun: “Çfarë vepron në Arafat ditën e Arafatit?” Unë i thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, atëherë fale namazin në pikun e vapës (pasi të hyjë koha e drekës). Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: Ashtu është. Sunet është të bashkohet dreka me ikindinë.” Ibn Shihabi thotë: “E kam pyetur Salimin: “A ka vepruar kështu i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Vallë, a e pasoni me këtë (bashkimin e namazit dhe faljen e tij në fillim të hyrjes së kohës së tij) përveçse Sunetin e tij? - tha Salimi.

Arabisht

وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمٌ أَنَّ الْحَجَّاجَ بْنَ يُوسُفَ، عَامَ نَزَلَ بِابْنِ الزُّبَيْرِ - رضى الله عنهما - سَأَلَ عَبْدَ اللَّهِ - رضى الله عنه -: كَيْفَ تَصْنَعُ فِي الْمَوْقِفِ يَوْمَ عَرَفَةَ؟ فَقَالَ سَالِمٌ: إِنْ كُنْتَ تُرِيدُ السُّنَّةَ فَهَجِّرْ بِالصَّلاَةِ يَوْمَ عَرَفَةَ. فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ: صَدَقَ. إِنَّهُمْ كَانُوا يَجْمَعُونَ بَيْنَ الظُّهْرِ وَالْعَصْرِ فِي السُّنَّةِ. فَقُلْتُ لِسَالِمٍ: أَفَعَلَ ذَلِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ سَالِمٌ: وَهَلْ تَتَّبِعُونَ فِي ذَلِكَ إِلاَّ سُنَّتَهُ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1662