Sahihu i Buhariut — Hadithi 1662

89. Nënkapitulli: Bashkimi i namazeve ditën e Arafatit

Kur Ibn Omerit i ikte namazi me imam (në Arafat), i bashkonte dy namazet (drekën dhe ikindinë në tendën e tij).

1662. Nga: Abdullah ibn Omeri

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Në vitin kur Haxhaxh ibn Jusufi e sulmoi Ibn Zubejrin, e pyeti Abdullahun: “Çfarë vepron në Arafat ditën e Arafatit?” Unë i thashë: “Nëse do ta praktikosh Sunetin, atëherë fale namazin në pikun e vapës (pasi të hyjë koha e drekës). Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: Ashtu është. Sunet është të bashkohet dreka me ikindinë.”

Ibn Shihabi thotë: “E kam pyetur Salimin: “A ka vepruar kështu i Dërguari i Allahut ﷺ?”

- Vallë, a e pasoni me këtë (bashkimin e namazit dhe faljen e tij në fillim të hyrjes së kohës së tij) përveçse Sunetin e tij? - tha Salimi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1662

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?