Sahihu i Buhariut — Hadithi 1666

Haxhi · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve se babai i tij Urve tregon: “Teksa po rrinim me Usamen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e pyetën: “Si ecte i Dërguari i Allahut ﷺ në Haxhin Lamtumirës kur largohej (prej Arafatit)?” Ai tha: “Ecte avash, por, kur gjente ndonjë hapësirë, nxitonte.” Fjala “nas” (النَّصُّ) (e përdorur këtu për të shprehur ecjen e shpejtë) është në një kategori më të lartë se “anek” (الْعَنَقِ). Fjala “fexhvetun” (فَجْوَةٌ) e ka kuptimin hapësirë e mjaftueshme. Shumësi i saj është “fexhevatun” (فَجَوَاتٌ) dhe “fixhaun” (فِجَاءٌ), sikundërqë fjala “rekvetun” (رَكْوَةٌ) në shumës vjen “rikaun” (رِكَاءٌ). Ndërkaq, fjala “menas” (مَنَاصٌ) e ka kuptimin: atëherë nuk ka kohë për ikje dhe shpëtim.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّهُ قَالَ: سُئِلَ أُسَامَةُ وَأَنَا جَالِسٌ: كَيْفَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَسِيرُ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ حِينَ دَفَعَ؟ قَالَ: كَانَ يَسِيرُ الْعَنَقَ، فَإِذَا وَجَدَ فَجْوَةً نَصَّ. قَالَ هِشَامٌ: وَالنَّصُّ فَوْقَ الْعَنَقِ فَجْوَةٌ مُتَّسَعٌ، وَالْجَمِيعُ فَجَوَاتٌ وَفِجَاءٌ، وَكَذَلِكَ رَكْوَةٌ وَرِكَاءٌ. مَنَاصٌ: لَيْسَ حِينَ فِرَارٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1666