Sahihu i Buhariut — Hadithi 1667

Haxhi · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u largua prej Arafatit, lakoi rrugën për te qafëmali, ku u ndal për ta kryer nevojën. Pasi mori abdes, e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a do të falesh?” - “Namazin do ta falim më tutje”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ: عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنْ كُرَيْبٍ، مَوْلَى ابْنِ عَبَّاسٍ عَنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ حَيْثُ أَفَاضَ مِنْ عَرَفَةَ مَالَ إِلَى الشِّعْبِ فَقَضَى حَاجَتَهُ فَتَوَضَّأَ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتُصَلِّي؟ فَقَالَ: "الصَّلاَةُ أَمَامَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1667