Sahihu i Buhariut — Hadithi 1667
93. Nënkapitulli: Zbritja (për të kryer nevojat apo të ngjashme) në vendin mes Arafatit dhe Muzdelifes
1667. Nga: Usame ibn Zejdi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ u largua prej Arafatit, lakoi rrugën për te qafëmali, ku u ndal për ta kryer nevojën. Pasi mori abdes, e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a do të falesh?”
- “Namazin do ta falim më tutje”, - tha Pejgamberi ﷺ.