Sahihu i Buhariut — Hadithi 1671

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Suvejdi, e këtij i ka treguar Amër ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalibit, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhubejri, i çrobëruari i Velibe Kufiut se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ kur, ditën e Arafatit, janë larguar prej Arafatit. Pejgamberi ﷺ nga mbrapa kishte dëgjuar një grahje të ashpër (të kafshëve), fshikullima e bulurimë devesh, andaj bëri me shenjë me shkop dhe tha: “O njerëz, jini të qetë! Mirësia nuk arrihet me ngutje.” Fjala “evdau” “أَوْضَعُوا” e ka kuptimin: “janë ngutur”. Shprehja “ hilalekum” 556b2f;">﴾ خِلاَلَكُمْ 556b2f;">﴿ (Teube, 47) e ka kuptimin: “janë futur ndërmjet jush (duke ju përçarë).” Po ashtu, shprehja “ve fexherna hilalehuma” 556b2f;">﴾ وَفَجَّرْنَا خِلاَلَهُمَا 556b2f;">﴿ (Kehf, 33) domethënë: “në mesin e tyre (hilalehuma), bëmë të rrjedhë (fexherna) një lumë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سُوَيْدٍ: حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ أَبِي عَمْرٍو، مَوْلَى الْمُطَّلِبِ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ جُبَيْرٍ، مَوْلَى وَالِبَةَ الْكُوفِيُّ: حَدَّثَنِي ابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ دَفَعَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ يَوْمَ عَرَفَةَ. فَسَمِعَ النَّبِيُّ ﷺ وَرَاءَهُ زَجْرًا شَدِيدًا وَضَرْبًا وَصَوْتًا لِلإِبِلِ فَأَشَارَ بِسَوْطِهِ إِلَيْهِمْ وَقَالَ:‏ "‏‏ أَيُّهَا النَّاسُ عَلَيْكُمْ بِالسَّكِينَةِ، فَإِنَّ الْبِرَّ لَيْسَ بِالإِيضَاعِ‏"‏‏‏.‏‏ أَوْضَعُوا: أَسْرَعُوا‏.‏ ﴿خِلاَلَكُمْ﴾ مِنَ التَّخَلُّلِ بَيْنَكُمْ، ﴿وَفَجَّرْنَا خِلاَلَهُمَا‏﴾‏ بَيْنَهُمَا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1671