Sahihu i Buhariut — Hadithi 1671

94. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ i urdhëronte njerëzit të jenë të qetë gjatë largimit (prej Arafatit) dhe ua bënte me shenjë me shkop

1671. Nga: Abdullah ibn Abasi

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Suvejdi, e këtij i ka treguar Amër ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalibit, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhubejri, i çrobëruari i Velibe Kufiut se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ kur, ditën e Arafatit, janë larguar prej Arafatit.

Pejgamberi ﷺ nga mbrapa kishte dëgjuar një grahje të ashpër (të kafshëve), fshikullima e bulurimë devesh, andaj bëri me shenjë me shkop dhe tha: “O njerëz, jini të qetë! Mirësia nuk arrihet me ngutje.”

Fjala “evdau” “أَوْضَعُوا” e ka kuptimin: “janë ngutur”. Shprehja “hilalekum” خِلاَلَكُمْ﴿ (Teube, 47) e ka kuptimin: “janë futur ndërmjet jush (duke ju përçarë).” Po ashtu, shprehja “ve fexherna hilalehuma” وَفَجَّرْنَا خِلاَلَهُمَا﴿ (Kehf, 33) domethënë: “në mesin e tyre (hilalehuma), bëmë të rrjedhë (fexherna) një lumë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1671

Fjalë të panjohura?