Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth haxhit temetu, e në atë rast më porositi për ta kryer po atë. E pyeta edhe për kurbanin, e ai më tha: “Mund të jetë deve, lopë, dele, si dhe mund të jesh ortak me dikë tjetër (në kurban).” Mirëpo, u duk sikur disave nuk u pëlqeu kjo. Pastaj pashë në ëndërr sikur një njeri po thërriste: “Haxh të pranuar! Haxh temetu të pranuar!” Vajta e i tregova Ibn Abasit, e në atë rast më tha: “Allahu ekber! Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ.” Ademi, Vehb ibn Xheriri dhe Gunderi e kanë transmetuar këtë hadith nga Shuëbe me shprehjen: “Umre të pranuar! Haxh të pranuar!”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا أَبُو جَمْرَةَ قَالَ: سَأَلْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - عَنِ الْمُتْعَةِ، فَأَمَرَنِي بِهَا، وَسَأَلْتُهُ عَنِ الْهَدْىِ، فَقَالَ: فِيهَا جَزُورٌ أَوْ بَقَرَةٌ أَوْ شَاةٌ أَوْ شِرْكٌ فِي دَمٍ قَالَ: وَكَأَنَّ نَاسًا كَرِهُوهَا، فَنِمْتُ فَرَأَيْتُ فِي الْمَنَامِ كَأَنَّ إِنْسَانًا يُنَادِي حَجٌّ مَبْرُورٌ، وَمُتْعَةٌ مُتَقَبَّلَةٌ. فَأَتَيْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - فَحَدَّثْتُهُ فَقَالَ: اللَّهُ أَكْبَرُ! سُنَّةُ أَبِي الْقَاسِمِ ﷺ. قَالَ: وَقَالَ آدَمُ وَوَهْبُ بْنُ جَرِيرٍ وَغُنْدَرٌ عَنْ شُعْبَةَ: عُمْرَةٌ مُتَقَبَّلَةٌ، وَحَجٌّ مَبْرُورٌ.