Sahihu i Buhariut — Hadithi 1688
102. Nënkapitulli: Ajeti: “... ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk janë banorë të Mekës...”
1688. Nga: Abdullah ibn Abasi
Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth haxhit temetu, e në atë rast më porositi për ta kryer po atë. E pyeta edhe për kurbanin dhe më tha: “Mund të përdoret deveja, lopa, delja ose mund të jesh ortak me dikë tjetër (në kurban). Mirëpo, u duk sikur disave nuk u pëlqeu kjo. Pastaj pashë në ëndërr sikur një njeri po thërriste: “Haxh të pranuar! Haxh temetu të pranuar!”
Vajta e i tregova Ibn Abasit, e në atë rast më tha: “Allahu ekber! Kështu është Suneti i Ebu Kasimit ﷺ.”
Ademi, Vehb ibn Xheriri dhe Gunderi e kanë transmetuar këtë hadith nga Shuëbe me shprehjen: “Umre të pranuar! Haxh të pranuar!”